Ja kur mund të udhëtoni normalisht me tren nga Tirana në Durrës

Shqipëria

Ja kur mund të udhëtoni normalisht me tren nga Tirana në Durrës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 17:44
Ilustrim

Pas shpalljes së fazës parakualifikuese të tenderit, 60 operatorë ekonomikë kanë shprehur deri tani interesin për linjën hekurudhore Tiranës-Durrës-Rinas.

Të dhënat bëhen me dije nga drejtori i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Transportit dhe Infrastrukturës, Thimjo Plaku i cili ishte i ftuar në studion e TV SCAN për të folur mbi projektet në rrjetin rrugor dhe atë hekurudhor.

Plaku bëri me dije dhe afatet kur kjo vepër infrastrukturore do të përfundojë, duke shtuar se deri në fund të vitit parashikohet të jenë përmbyllur të gjitha fazat përgatitore, që i hapin rrugën punimeve.

Faza parakualifikuese e tenderit i lejon operatorëve ekonomikë të interesuar të paraqesin aplikimet e tyre për përfshirje në listën e operatorëve,  të cilët më pas do të ftohet të tenderojnë për aktivitetin e prokurimit.

Ajo përfundon në datën 31 maj. Ndërkohë që, sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat