Protesta e PD të shtunën, Rama qytetarëve: Ja me çfarë do të përballen të gjithë ata që do të dalin

Shqipëria

Protesta e PD të shtunën, Rama qytetarëve: Ja me çfarë do të përballen të gjithë ata që do të dalin

Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:05
Edi Rama

Në një intervistë për “ABC” Edi Rama ndër të tjera ka folur edhe për protestën që pritet të mbahet më 26 maj nga opozita.

Rama u shpreh se kjo protestë nuk është një aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, që është pikërisht pengimi i hapjes së negociatave.

Kreu i PS tha se “të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin”.

Pjesë nga intervista:

Rama: Kjo protestë nuk është aksion opozitar, por opozita ka marrë përsipër një gjë shumë të rëndë, të minojë çeljen e negociatave. Të gjithë ata që do shkojnë në protestë, do të kuptojnë sa keq janë përdorur dhe sesa pabesisht janë tërhequr në një rrugë proteste, që nuk është një rrugë për të udhëhequr vendin.

Gazetarja: Një vit më parë nënshkruan marrëveshje me Bashën, çfarë ndryshoi?

Rama: Fakti që mesa duket kur firmosën marrëveshjen, ai mendoi se do fitonte zgjedhjet, por humbja e thellë i riktheu aty ku ishin, ndoshta dhe më poshtë.

Gazetarja: Është arrogante qeveria juaj? A nuk duhej të ishit ju më bashkëpunues me opozitën?

Gjithmonë ka më shumë për të bërë në këtë drejtim, por realisht jemi shumë larg, sepse opozita ka vendosur një distancë shumë të madhe. Lidershipi i opozitës është i dëshpëruar, madje madje nuk besoj se ka nevojë të më kërkohet shumë mua në këtë, sepse e thotë vetë Basha që Ramën nuk e mundim dot me vota por duhet të gjejmë forma të tjera.

Gazetarja: Kanë paralajmëruar se do të dalin përgjime të reja…

Rama: Të dali ca të dojë, ajo që unë di deri në fund është gjeja që ka rendësi, është vetvetja dhe partia socialiste. Pastaj secili brenda PS që merr një detyrë është përgjegjës për çdo veprim që bën. Ka vlerësimin për cdo rezultat por nëse shkel në dërrasë të kalbur duhet të përballoj vetë faktin që ka gabuar, unë nuk kam asnjë kompleks për këtë.

Gazetarja: Do të ketë rezultate konkrete vettingu, apo vetëm gjueti shtrigash? Do këtë peshq të mëdhenj apo vetëm të vegjël?

Rama: Ka më konkret sesa në dy muaj e gjysmë gjithë ky termet që po shemb kollona prej mishi dhe kockash të këtij sistemi?! Është rezultat spektakolare që do të thellohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat