Kryeministri Edi Rama është parë të futet në Kryesinë e Kuvendit, ku mësohet se ka takuar kreun e këtij institucioni, Gramoz Ruçin.
Takimi mes tyre vjen në një klimë të tensionuar, ku opozita ka protestuar në çdo Komision Parlamentar, duke prishur mbledhjet.
Deputetët e PD-së kanë protestuar lidhur me përgjimet për Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, ku dëgjohet duke folur për pazare droge.
Edhe pse si kryeministri Edi Rama, po ashtu edhe Xhafaj pretendojnë se audio-përgjimi i publikuar nga PD është montazh, opozita ka kërkuar dorëheqjen e ministrit.