Kërkonte para me urgjencë, ushtari në Lushnjë tentoi të grabiste bankën

Shqipëria

Kërkonte para me urgjencë, ushtari në Lushnjë tentoi të grabiste bankën

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:16
Ilustrim

Nuk dihet ende se çfarë e shtyu ushtarin 25 vjeçar nga Berati që të hynte i armatosur dhe i maskuar në një bankë në Lushnje, ku dy orë më herët kishte kërkuar overdraft. Me shërbim në repartin e Poshnjës, Olcion Muço jetonte prej pak kohesh në një lagje të këtij qyteti. Fqinjët e tij janë të tronditur nga ngjarja.

Bashkëshortja e Olcion Muços ndodhet ende në pallatin ku janë zhvendosur para pak kohësh, por nuk pranon të flasë.

Nuk dihet ende me saktësi se çfarë e shtyu 25 vjeçarin ushtar profesionist ne repartin ushtarak të Poshnjës, që të merrte një maskë dhe një pistoletë e të shkonte në bankë për grabitur para.

Duke e gjetur të mbyllur derën ai zbrazi karikatorin e armës mbi bravë, dhe fatmirësisht nga të shtënat nuk pati viktima. Me armën bosh eci rrugëve derisa u dorëzua i rrethuar nga policia. Dy orë para se të tentonte grabitjen Muço kishte qenë në këtë bankë për të kërkuar një overdraft. Ishte kthyer në shtëpi, për të dalë serish duke thënë se po shkonte për kafe.

Edhe pse s’e njihnin shumë, fqinjët e pallatit të tij janë të tronditur nga ngjarja me protagonist Babain e dy fëmijëve që prej pak kohësh ishte transferuar në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë.

Sipas policisë, arma me të cilin u tentua grabitja ishte pa leje. Vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet që e shtynë të riun të kërkonte me urgjencë para pasditen e së martës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat