Detajet nga skenari i opozitës për seancën dhe protestën e së shtunës

Shqipëria

Detajet nga skenari i opozitës për seancën dhe protestën e së shtunës

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:35
Përgaditja për protestë

Prej disa ditësh opozita ka nisur përgatitjet për protestën e 26 Majit në Tiranë, ku do të kërkohet sërish dorëheqja e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mesditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje të grupit parlamentar demokrat ku është diskutuar fillimisht skenari i ditës së nesërme në Parlament.

Mësohet se në seancën e nesërme, ashtu si edhe ne dy seancat e fundit, kryetari Basha do të flasë në foltoren e Kuvendit dhe më pas deputetët demokratë do ta bllokojnë atë.

Pas deputetëve të grupit parlamentar, Basha ka thirrur kryetarët e degëve të Tiranës, me të cilët ka diskutuar organizimin e ditës së shtunë.

Në këtë mbledhje është shpërndarë edhe një fletëpalosje, e cila do t’u jepet dy ditet e ardhshme qytetarëve të Tiranës për t’i ftuar në protestën e të shtunës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat