I mituri mbytet në pishinën e hotelit, gjyshja dhe nëna pësojnë shok, kurse babai…

Shqipëria

I mituri mbytet në pishinën e hotelit, gjyshja dhe nëna pësojnë shok, kurse babai…

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:22
Ilustrim

Një fëmijë rreth 4 vjeç është mbytur në pishinën e një hoteli në rrethin e Kavajës kete te merkure.

Nga te dhenat e para mësojme se femija është mbytur aksidentalisht. Ate e kishte marre me vete gjyshja ne nje hotel te zones ku edhe punonte per t’u bere gati per sezonin veror.

Por mesa duket pakujdesia gjate kohes qe ajo nuk e kishte mendjen ka rezultuar fatale per nipin e saj.

Mesohet se ne nje moment, gjyshja ishte ngjitur ne katin e dyte te hotelit dhe e kishte lene te voglin ne katin e pare. Pasi ka thirrur disa here dhe ai nuk i pergjigjej, ajo eshte vene ne alarm se bashku me punonjesit e tjere qe ishin ate kohe ne hotel, te cilet pas kerkimeve e kane pare trupin e te miturit brenda ne pishinen e mbushur me uje.

Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë, i vogli nuk ka mundur të mbijetojë.

Mesohet se ngjarjen e dhimbshme nena e djalit, e cila e kishte femijen e saj te vetem e ka mesuar me vonese.

Në spital, gjyshja e të miturit ka pësuar shok psikologjik, ashtu si edhe nëna e tij.

Spitali i Durrësit ka vënë në dispozicion psikologët. Mesohet se babai i te voglit ishte me punë në qytetin e Sarandës.

Trupi i pajetë është dërguar në morgu e spitalit të Durrësit ku pritet ti nështrohet autopsisë mjeko ligjore me qëllim përcaktimin e plotë të shkaqeve.

Ndërkohë nga ana tjeter policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat