Arratisja nga gjykata, lirohen dy policët që shoqëronin Mikel Kasën

Shqipëria

Arratisja nga gjykata, lirohen dy policët që shoqëronin Mikel Kasën

Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:29
Arratisja nga gjykata

Gjykata e Vlorës ka lënë të lirë dy efektivët e policisë së burgjeve që shoqëronin Mikel Kasajn, i cili u arratis nga seanca gjyqësore.

Gjolek Hodaj dhe Granit Zani janë lënë në detyrim paraqitje.

Dy punonjësit e burgjeve ishin shoqëruar menjëherë pas arratisjes nga ambientet e gjykatës.

Mikel Kasa arriti të arratisej nga salla e gjyqit sapo gjyqtari deklaroi vendimin e dënimit të tij në një kohë që ishte pa pranga.

I burgosuri hipi mbi tavolinën e të pandehurit dhe doli nga dera dytësore e sallës së gjyqit, nga hyn gjyqtari.

Gjyqtari lexoi vendimin e dënimit me 3.4 vite burg për Mikel Kasën.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se të riut i cili u dënua për shtrëngim të dhënies së pasurisë me anë të kanosjes, iu deshën 16 sekonda për tu arratisur.

Ndërkohë Policia e Vlorës vijon një operacion të gjërë për lokalizimin dhe arrestimin e 29 vjecarit Kasaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat