Berisha: Vjedhja e serverëve të prokurorisë, vepër kriminale e Edvin Kristaq Ramës!

Shqipëria

Berisha: Vjedhja e serverëve të prokurorisë, vepër kriminale e Edvin Kristaq Ramës!

Nga: A.M. Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:41
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për vjedhjen e serverëve të prokurorisë në Durrës.

Ai ka shkruar në Facebook se “Vjedhja e serverit te prokurorisë ndofta nuk u realizua nga të njëjtit njerëz që vodhën serverin e tatimeve me 20 milionë deklarata tatimore të qytetareve shqiptare, por u realizua me urdhrin e të njëjtit kryebandit qe përdor krimin kundër ligjit, pra me urdhër të Edi Ramës”.

Postimi i plotë:

Te dashur miq, dje u vodh ne prokurorine e Durresit serveri i dosjeve me te medha te krimit te organizuar, nder me te fuqishmit ne Europe! Nje jave me pare u rrembye si rastesisht posta e dosjeve qe transferoheshin nga Tirana ne kete prokurori!

Seriali i rrembimit dhe vjedhjeve te paprecedenta te dosjeve me te renda dhe serverit te tyre ne prokurorine e Durresit, eshte deshmi tjeter e degjenerimit te narkoshtetit ne Shqiperi. Vjedhja e serverit te prokurorise ndofta nuk u realizua nga te njejtit njerez qe vodhen serverin e tatimeve me 20 milione deklarata tatimore te qytetareve shqiptare, por u realizua me urdherin e te njejtit kryebandit qe perdor krimin kunder ligjit, pra me urdher te Edi Rames.

Nder dosjet e vjedhura me serverin e prokurorise eshte dosja famoze e 613 kg kokaine, qindra faqe te te ciles deshmonin se pritesi i saj ishte klani Rama; ishte dosja e Spitalles e Olsit dhe kompanise fantazme te parkut industrial; ishin regjistrimet e bisedave te Gjushit me balozet e zi te medhenj te krimit dhe droges ne Shqiperi dhe rajon; ishin pergjimet ambientale por edhe informimet qe Edi Rama i bente Gjushit se ai eshte ne pergjim te trefishte; ishte dosja famoze e tokave.

Ne server ishin te gjithe dokumentat e botes se krimit qe fundosnin Edvinin dhe rrethin e tij me te ngushte. Vjedhja e dyte ne harkun kohor nje javor nga bandat e kryeprokurorit dhe kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama, qe deshmon menyren qe ai ka zgjedhur per te mbrojtur krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me krimin, eshte nje dryn i ri ne mbylljen e dyerve per hapjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat