Më 7 qershor Izet Haxhia del në gjykatë

Shqipëria

Më 7 qershor Izet Haxhia del në gjykatë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:21
Izet Haxhia

Më 7 qershor ora 12:30 në Gjykatën Penale të Tiranës nis procesi gjyqësor për rivendosjen në afat të dënimit me 25 vite burg të Izet Haxhisë.

 Ankimimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Besnik Hoxha.

Izet Haxhia kërkon edhe rihapje të procesit për dosjen 'Hajdari' pasi pretendon se gjykimi ndaj tij është bërë në mungesë dhe ka qenë i padrejtë 

Me 8 maj 2018, Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë, 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria.

Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat