Policia e Shtetit është pastruar nga ndërhyrjet partiake dhe politike

Shqipëria

Policia e Shtetit është pastruar nga ndërhyrjet partiake dhe politike

Më: 26 maj 2018 Në ora: 11:23
Policia e Shtetit

Turi i llogaridhënies së qeverisë është ndalur në qytetin e Beratit, ku është njohur nga afër me disa nga shqetësimet dhe problemet e banorëve të zonës, ku një prej tyre ishte dhe largimi nga puna i ish punonjësit e Policisë së Shtetit, problem i cili u ngrit nga vajza e personit të larguar.

Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij bëri të ditur se askush më nuk mund të ndërhyjë në policinë e shtetit pasi rregullat e kësaj të fundit janë mjaft strikte dhe se asnjë deputet nuk ka më akses për të emëruar ose larguar njerka nga ky institucion.

“Në këtë rast është pak më ndryshe puna, sepse së pari bëhet fjalë për Policinë e Shtetit dhe aty askush nuk ndërhynë.

Policia e Shtetit ka rregulla strikte.

Duhet ta dini se asnjë deputet prej vitesh nuk ka asnjë akses për të vendosur ose hequr njerëz nga Policia e Shtetit.

Policinë e shteti e kemi nxjerrë përfundimisht nga kthetrat e influencës partiake, prej kohësh.

Siç kemi nxjerrë mësuesit, mësuesit kanë vendin e tyre kane dinjitetin e tyre kane edhe sigurinë për vendin, pasi nuk u bazohet vendi i punës me kë janë, më një parti apo me një parti tjetër por bazohet tek dija e tyre dhe tek aftësia e tyre.

Dhe kështu po bëjmë më infermieret edhe me radhë.

Në këtë rast policia e shteti ka rregulla shumë strikte dhe justifikimet se nuk ishte ndonjë gjë e madhe se ndërhyri për shokun, mund të vlejnë për të tjerë sektorë por jo te policia e shtetit, kjo është e prerë.

Nuk mundet dot të rekrutohet ne sistemin e burgjeve dikush që nuk ka përfunduar një proces gjyqësor.

Objektivisht është e pamundur nëse nuk zgjidhet krejt procesi”, theksoi Kryeminitri.

Personin e larguar nga puna i cili është në pritje të vendimit gjyqësor kryeministri Rama e inkurajoji që të kërkoj punë në sektorin privat deri në përfundim të këtij të fundit, pasi sipas tij në këtë sektor ka paga më të larta të bazuara gjithmonë sipas profesioneve.

“Po shtoj se nuk është vetëm puna në shtet, por ndërkohë duhet kërkuar dhe duhet gjetur punë në sektorin privat.

Në Berat kemi vende të lira pune.

Ne në Berat kemi një ecuri pozitive për zyrën e punës në të gjithë Shqipërinë.

Nga marsi  deri tani që flasim dhe s’ka mbaruar akoma maji që të marrim rezultatin përfundimtar, ne kemi afro 10 mijë të punësuar vetëm nga zyrat e punës dhe nuk janë me rroga të ulëta por edhe me rroga të larta, në varësi të profileve dhe kërkesave për punë.

Unë do ta inkurajoja babain që të shkonte të punonte në sektorin privat.

Zyra e punës është në dispozicion për ti krijuar mundësi”, përfundoi Rama. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat