Shpejtësi marramendëse, autostrada kthehet në pistë aerodromi...

Shqipëria

Shpejtësi marramendëse, autostrada kthehet në pistë aerodromi...

Më: 27 maj 2018 Në ora: 08:04
Policia Rrugore

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet edhe gjatë kësaj fundjave lidhur me respektimin e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve.

Referuar një njoftimi zyrtar në rrjetin social, policia bën të ditur se kontrollet janë ushtruar në autostradën Tiranë -Durrës-Tiranë.

“Janë evidentuar shpejtësi që variojne nga 164 km/orë deri në 170 km/orë.

Shpejtësi të tilla nuk mund të tolerohen pasi rruga nuk është pistë aerodromi.

Policia Rrugore e Tiranës konstaton me shqetësim se kryesisht në fundjavë shumë drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara pa asnjë shkak në rast nevojë por thjesht qarkullojnë për qejf”, shkruan në rrjet policia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat