Vasili: Protestës së opozitës nuk i kërcet fare për Ramën

Shqipëria

Vasili: Protestës së opozitës nuk i kërcet fare për Ramën

Më: 27 maj 2018 Në ora: 12:18
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka komentuar protestën që u mbajt ditën e djeshme nga opozita, e cila kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Vasili thotë se protesta e opozitës ishte organizuar shumë, ku kishte mesazhe të rëndësishme, ndërsa ka shtuar se opozita nuk shqetësohet se çfarë thotë kryeministri dhe atë që e komentojnë.

Kreu i grupit të LSI-së, ka reaguar edhe për analistët që kanë komentuar protestën e opozitës, duke u bërë thirrje që të reagojnë për dhunën që është ushtruar ndaj gazetares Ambrozia Metës dhe Bledi Kasmit.

Reagimi i Vasilit

Kryeministri dhe ca te tjere, qe komentojne me mëditje protesten.

Le te jemi te drejtperdrejte qe ne fillim, protestes se opozites nuk ja kercet fare per cfare broçkullit kryeministri edhe ca te tjere, qe komentojne. me mëditje protesten, ne fund te fundit sic kane bere ne menyre diarreike perhere.

Protesten se si e ben, se si e organizon dhe cfare mesazhi jep opozita e vendos vete ashtu sic populli qe perfaqson ja kerkon, ndaj edhe me mijra e mijra qytetare e mbeshtesin ate.

Sa per kryeministrin si nje llafazan i paditur dhe punehiç cdo fjale e shpenzuar per te eshte kohe e shkuar kot dhe ate si peng te trafikanteve politike, te droges dhe te krimit kush te doje le ta mbaje fort.

Sa per keta te tjeret komentatore te palodhur nga shtepia dhe jo nga sheshet ku populli proteston,le t’i lene denglat te behen burra e le te bejne nje proteste sa do te vogel dhe te mbeshtesin kolegen e tyre te re por kurajoze Ambrozia Meta por edhe kolegun e tyre Bledi Kasmi si detyrim ndaj profesionit te tyre dhe kunder dhunes se kryeministrit te cmendur.

Kjo e fundit eshte shume e veshtire vertet kur eshte trasta ne mes…..megjithate do presim e do shohim….

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat