Dhuna ndaj gazetarit Kasmi, reagon “Reporterët pa kufij”

Shqipëria

Dhuna ndaj gazetarit Kasmi, reagon “Reporterët pa kufij”

Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:23
Bledi Kasmi

Organizata “Reporterët pa Kufij” ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter” në lidhje me dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi, gjatë protestës së djeshme në Tiranë, pasi kryeredaktori i “Rilindjes Demokratike” u godit me shkop gome nga policia.

“Reporterët pa Kufij” shprehen se, kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia. Gazetari Kasmi u dhunua dje nga policia gjatë protestës së PD-së, duke marrë plagë në kokë e duke përfunduar në spital.

“Reporterët pa Kufij” është një nga organizatat më të rëndësishme në botë për mbrotjen e të drejtave të gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat