Vrasja e Marvit, Gjykata: Të arrestohen tre të liruarit. Ndryshon akuza - Bota Sot
Vrasja e Marvit, Gjykata: Të arrestohen tre të liruarit. Ndryshon akuza

Shqipëria

Vrasja e Marvit, Gjykata: Të arrestohen tre të liruarit. Ndryshon akuza

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:42
Pamje nga vrasja

Prokuroria ndryshon akuzën nga moskallëzim krimi në bashkëpunim për vrasje për tre persona.

Pas apelit të të atit të Marvit, Pavllo Mihali, në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, prokuroria ka ndryshuar akuzat për tre personat e liruar, nga “moskallëzim krimi” në ‘bashkëpunim për vrasje”

Gjykata ka pranuar këtë të hënë kërkesën e prokurorisë për Eugen Bitrajn, Kridens Allën dhe Marsel Allën, të cilët u liruan më 11 maj.

Marvi u vra në korrik të 2017 për një karrikues telefoni. “Nuk më shkonte kurrë në mendje që një prokuror si Artan Lulaj të ngjyente duart me gjakun e Marvit. I them këtij prokurori të shkosh në shtëpi dhe të përkëdhelësh fëmijët e tij. Të bëhesh palë me kriminelet, të rivrasësh sërish Marvin”, tha në “Të Paekspozuarit”, i ati i 22-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test