Krimi ekonomik, qeveria marrëveshje me kompaninë ERNST & Yang

Shqipëria

Krimi ekonomik, qeveria marrëveshje me kompaninë ERNST & Yang

Më: 28 maj 2018 Në ora: 11:58
Arben Ahmetaj

Qeveria shqiptare nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë ERNST & Yang, një ndër liderët në botë kundër krimit ekonomik.

Marrëveshja u nënshkrua në Kryeministri nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për palën shqiptare dhe nga përfaqësuesit e kompanisë ERNST & Yang, në praninë e Kryeministri Edi Rama.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj e cilësoi këtë marrëveshje si një hap mjaft të rëndësishëm për rritjen e kapaciteteve të agjencive shqiptare për goditjen e krimit ekonomik, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Është një hap shumë i rëndësishëm në kuadër të angazhimit tonë kundër krimit ekonomik e financiar” ,deklaroi Ahmetaj.

Marrëveshja do të konsistojë, tha ministri, në forcimin e zbatimit të ligjit si element kyç për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë por ka ndikim të madh edhe sa i takon ecurisë së procesit të integrimit europian të vendit.

Sipas tij, plani i veprimit në gjurmë të parasë, është një instrument i domosdoshëm për ta ngritur në një nivel tjetër këtë betejë kundër krimit ekonomik dhe financiar.

Goditja e aspektit ekonomik të krimit , vijoi kreu i financave publike, por edhe për shmangien e deformimit të tregut dhe pasojave që lindin për sipërmarrje e ndershme në vend.

“Krimi ekonomik dhe financiar mbetet një nga sfidat kryesore të organeve tona ligj zbatuese, qoftë nga pikëpamja e aftësive e profesionale, ashtu edhe nga integriteti është një hap i rëndësishëm për t’u përballur me sukses me krimin e organizuar”, tha ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat