FOTO/ Pas lirimit të Tahirit, plas gallata në rrjet

Shqipëria

FOTO/ Pas lirimit të Tahirit, plas gallata në rrjet

Më: 28 maj 2018 Në ora: 17:17
Edi Rama

Pas lirimit të Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm, nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, në rrjet kanë qarkulluar foto humori mbi atë që ka ndodhur.

Një prej tyre është postuar nga deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ku shfaqet Tahiri i veshur me rroba burgu, ndërsa Edi Rama që i hap derën e qelisë.

Kryenarkotrafikanti Saimir Tahiri fiton lirinë nga drejtësia e kapur.

TURP, TURP, TURP!

Drejtësia është vënë në shërbim të mafies në pushtet.

Kriminelët, të veshur me kostumin e politikanit, po fitojnë çdo ditë lirinë me urdhër të Ramës.

Ku është Vettingu në Drejtësi?

Shqiptarët duhet të marrin në dorë:

FATET E TYRE

TË FËMIJËVE TË TYRE

TË KOMBIT TONË

Demokracia është në rrezik”, shkruan Balliu në postimin që shoqëron foton.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat