I dha fund jetës pas dhunës në polici, pezullohet shefi i Vaut të Dejës

Shqipëria

I dha fund jetës pas dhunës në polici, pezullohet shefi i Vaut të Dejës

Më: 29 maj 2018 Në ora: 15:56
Ardian Kallami

Një ditë më parë 47 vjeçari Ardian Kallami i dha fund jetës duke u vetëvarur, ndërsa familjarët akuzojnë për dhunë psikologjike e fizike policinë.

Sot kreu i policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra shefin e Komisariatit të Vaut të Dejës dhe dy policët që ishin marrë me rastin në fjalë.

"Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës)".

Ministria e Brendshme thotë se pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimi.

Pas verifikimeve paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimin e çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Materialet përkatëse janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ndjekje të mëtejshme penale konform ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat