Ndal pedofilisë “online”. Pozita e opozita bien dakord për ndryshimin e ligjit

Shqipëria

Ndal pedofilisë “online”. Pozita e opozita bien dakord për ndryshimin e ligjit

Më: 30 maj 2018 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare” të fenomenit të pedofilisë “online”, këtë të mërkurë, Komisioni i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë mbajti një dëgjesë me përfaqësues të Shoqërisë Civile.

Kryetari i “CRCA”-së, Altin Hazizaj, pasi falënderoj emisionin “Fiks Fare” për kurajën dhe punën e bërë në denoncimin publik të këtij fenomeni, dorëzoi sot në këtë Komision zyrtarisht, një draftpropozim me të gjitha ndryshimet ligjore që duhet të bëhen në Kodin Penal.

Ndryshime që, sipas kryetarit të këtij Komisioni, Petrit Vasili, duhet të ishin bërë me kohë pasi abuzuesit, ndryshe nga reformat ligjore, po ecin me hapa galopantë.

Pasi u adresuan të gjitha problematikat, ndryshimet dhe risitë, si rrallëherë nuk pati asnjë kundërshtim nga anëtarët e Komisionit, të pozitës apo opozitës, për ndryshimet ligjore dhe Kodin Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat