Mblidhet sot Komisioni i Apelimit, vendoset për Adriatik Llallën

Shqipëria

Mblidhet sot Komisioni i Apelimit, vendoset për Adriatik Llallën

Më: 31 maj 2018 Në ora: 08:56
Komisioni i Posaçëm i Apelimit

Komisioni i Posaçëm i Apelimit zhvilon sot seancen per shqyrtimin e një ankimi të bërë nga Komisioneri Publik i cili nuk ka pranuar një vendim të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e vettingut për Adriatik Llallën.

Ne seancën e 16 majit, ish-Kryeprokurori nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhej jashtë Shqipërisë, dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj. Procesi ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë.

Cfare ndodhi ne seancen e 16 majit 

Verdikti u mor në atë kohë nga trupi gjykues i KPK me kryesues Roland Ilia dhe anëtarët Pamela Qirko dhe Olsi Komçi.

Sokol Çomo: Kur keni komunikuar për herë të fundit me të përfaqësuarin tuaj?

Avokati i Llallës: Para dy javësh.

Sokol Çomo: Keni komunikuar direkt?

Avokati i Llallës: Jo, përmes familjarëve, përmes bashkëshortes.

Sokol Çomo: Po direkt kur ka qenë komunikimi i fundit?

Avokati i Llallës: Më shumë se dy javë më parë.

Luan Daci: Keni tagër të mbroni këtë subjekt?

Avokati i Llallës: I kam të gjithë tagrat.

Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë një vendim për prokurën e përfaqësimit të avokatit

Sokol Çomo: I kërkojmë avokatit të plotësojë prokurën e përfaqësimit, duke u shprehur në mënyrë të posaçme vullneti i Llallës për ta përfaqësuar plotësisht në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Sokol Hazizaj: Brenda 15 diteve mund te realizohet njoftimi i subjektit te rivleresimit.

Sokol Çomo: Shtyhet seanca per ne 31 Maj 2018 ora 10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat