Mazhoranca “bojkoton” Kuvendin, opozita qëndron

Shqipëria

Mazhoranca “bojkoton” Kuvendin, opozita qëndron

Më: 31 maj 2018 Në ora: 10:21
Pamje nga video

(E plotësuar) -Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e mbylli seancën pas votimit të ligjeve në rendin e ditës, por opozita vijon të qëndrojë duke folur përmes Facebook.

Sali Berisha e akuzon qeverinë për lidhjet me krimin, teksa thotë se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur drogën para Europës.

“Edi Rama ka zgjedhur drogën para Europës, sepse kur kishte marrë njoftime të përsëritura nga qeveria kolumbiane për 613 kg drogë në portin e Durrësit, bëri gjithçka që ta plaçkiste, ndërroi drejtorin e portit dhe çdo veprim tjetër. Pasi dështoi totalisht u kujtua se aty kishte drogë dhe thotë se e kapin pa ndihmën e askujt ndërkohë që agjencitë e ndryshme kishin dhënë njoftime”, tha Berisha.

Opozita në foltore, Ruçi vijon me votimin e mbyll seancën
Teksa deputetët e opozitës ishin në foltoren e Kuvendit kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kërkoi që të hiqej dorë nga diskutimet dhe të kalohej me një herë në votim.

“Shqiptarët nuk duan fjalë po vepra, votoni sepse në secilën për zonat nga keni ardhur mezi presin investime nga rrjeti vaditës. Zoti kryetar i Kuvendit dua t’u kërkoja të hiqnim dorë nga diskutimet dhe të kalojmë menjëherë në votim”, tha Balla.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi pranoi propozimin e Ballës duke kaluar menjëherë në votim, teksa opozita vijonte të fliste në foltore. Pas votimit maxhoranca largohet nga salla.

Image

Opozita bllokon prapë foltoren, Ruçi ndërpret seancën për herë të tretë: Mos e zgjasni më…

Rinis me tensione pas ndërprerjes së dytë seanca plenare e Kuvendit. Ndërkohë që kreu i Kuvendit, Ruci ka njoftuar rendin e ditës, opozita ka bllokuar sërish foltoren, gjë që ka detyruar Rucin të ndërpresë sërish seancën.

FJALA E EDMOND SPAHOS

“Laku të ka ardhur te ministrat”, Ruçi ndërpret prapë seancën: Vazhdoni me Facebook

Ka rinisur me akuza nga ana e demokratit Edi Paloka seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë pas tensionit të parë dhe bllokimit që opozita i bëri foltores.

Ndërkohë që Palokës i mbaroi koha dhe Ruci i tërhoqi disa herë vëmendjen, e ai nuk e la foltoren, kreu i Kuvendit njoftoi ndërprerjen prapë të seancës.

“Kanë vetëm një hall dhe ky kuvend mblidhet vetëm për këtë hall, nuk bën asnjë orë punë Rama, 5 vet vetëm ka mbrojtur krimin dhe interesat personale, se interesat e tij dhe të krimit janë një. Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, deputetët e inkriminuar sot laku i ka ardhur te ministrat, të parët janë të Brendshëm, të tjerët do të vazhdojnë më pas. Kam vetëm një pyetje, për atë që mban titullin e kryeministrit, që ua bëra edhe ju Ruci, cdo të thootë kur ministri i brendshëm përgjigjet për pyetjen a të kap ligji antimafia, ai përgjigjet teorikisht po, por praktikisht heshtje. E keni bërë prokurorinë si letër higjenike dhe e përdorini për cdo pisllëk që nxirrni ju.”, ka qenë kjo një pjesë e fjalës se Palokës.

Tension në Kuvend, i ndërpritet fjala Vokshit, opozita bllokon foltoren

Edi Paloka ka deklaruar në seancën kuvendore se edhe për ministrat e tjerë ka skandale që do të dalin së shpejti.

“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.

Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka më tej.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu sërish seancën për gjysmë ore.

Ndërkohë më herët, opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, sapo seanca ka nisur. Dhe teksa kreu i Kuvendit, largoi mediat, kreu i opozitës Lulzim Basha ka vijuar me planin B, atë të transmetimit live në faqen e tij në Facebook.

Ndërprerja e seancës erdhi pasi deputetja Albana Vokshi po fliste jashtë rendit të ditës. Ajo kërkoi të thirret me urgjencë në seancë dëgjimore kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Blendi Kasmi më 4 qershor. “Zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sigurimin e jetës së gazetarëve”, tha Vokshi.

Opozita ka bllokuar serish foltoren e Kuvendit, pasi Gramoz Ruçi ka nderprere fjalen deputetes Albana Vokshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat