Hije skandali: Policia mban në survejim Lulzim Bashën dhe familjen e tij

Shqipëria

Hije skandali: Policia mban në survejim Lulzim Bashën dhe familjen e tij

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 10:27
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale.

Burime të besueshme konfirmojnë për “Panorama” se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audiopërgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Panorama” u interesua përmes burimeve të saj për të zbuluar arsyet e këtij survejimi të strukturave të Policisë së Shtetit ndaj kreut të opozitë shqiptare.

Sipas këtyre burimeve konfidenciale rezulton se brenda strukturave të Policisë nuk konfirmohet urdhëruesi i këtij survejimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat