Survejimi nga Policia i Bashës, pas reagimit të Ramës vjen përgjigja e fortë nga PD

Shqipëria

Survejimi nga Policia i Bashës, pas reagimit të Ramës vjen përgjigja e fortë nga PD

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 15:52
Edi Paloka

Reagimit të kryeministri Edi Rama për lajmin se kreut i opozitës Lulzim Basha dhe familja e tij mbahet në survejim nga policia, i është përgjigjur menjëherë selia blu përmes nënkryetarit Edi Paloka.

 

 

Ja reagimi i Palokës në FB:

Fatkeqesia qe i ka rene ketij vendi me edvinin eshte shume me e madhe nga sa duket.
Per te qene te sinqerte, krimi eshte ngatrruar shpesh ne kembet e politikes, nga te gjitha krahet. Por ajo qe po ndodh sot eshte shume e rende dhe e paprecedente.
Opozita ne denoncimet e saj mbi lidhjet e edvinit me krimin , e ka cilesuar shpesh ate si “kapo” si “kreu i kupoles, si “bos i krimit” etj. Ne fakt realiteti eshte shume me i rende se kaq…; Edvin Rama nuk eshte “kapoja”, nuk eshte ai qe mban nen urdhera krimin. Edvini eshte ZARI i krimit. Ai eshte nen urdhera dhe perdoret nga krimi.
Sot , pas denoncimit qe PD beri lidhur me perdorimin e strukturave te policise per te survejuar kreun e PD, Edvini nuk beri gje tjeter pervecse vertetoi qe eshte dhe zar i Agron Xhafajt…

REAGIMI I RAMES:

Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike????Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat