Rama: Nuk duam një datë, BE nuk duhet të jetë e padrejtë

Shqipëria

Rama: Nuk duam një datë, BE nuk duhet të jetë e padrejtë

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 19:09
Edi Rama

Ndërsa qeveria ka nisur prej kohesh aksionin e lobimit për negociatat kryeministri Edi Rama deklaron se kërkesa e Shqipërisë nuk është e fokusuar në një datë kalendarike më tepër sesa në fillimin e bisedimeve. Ky proces sipas shefit te qeverise do të shërbente si një nxitje shumë e madhe për të vijuar punën ne rrugën e integrimit. Këtë deklarate Rama e ka bere gjate një interviste për median shtetërore gjermane.

“Nuk është koha për të kërkuar asgjë që ka lidhje me një datë konkrete, por një moment për të punuar më shumë dhe për të luftuar. Ne jetojmë në një botë ku duhet të përpiqemi fort për të arritur qëllimet prandaj ajo çka unë preferoj është irelevante. Ajo që shoh shumë të rëndësishme është se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Ne morëm një rekomandim të qartë nga Komisioni Europian. E kam të qartë që ka probleme që duhen tejkaluar por unë jam një besimtar i fortë i shpirtit Europian dhe shpresoj që nuk do të jetë i padrejtë.”

Në intervistën për televizionin gjerman ARD, Rama ka folur edhe për çështjen e refugjatëve duke nënkuptuar se do të merren masa për të shmangur krizën e vitit 2015 kur korridori nga Shqipëria deri në Slloveni lejoi të kalonin 1 milion njerëz.

“Është një kërcënim, ne e vëmë re këtë çdo muaj. Nuk është shqetësues për Europë por mund të bëhet. Ne nuk duam të përsëritim gabimet e vitit 2015. Nuk besoj në gardhe fizike por besoj në gardhet e bashkëpunimit mes shteteve. Jo vetëm për të mbrojtur kufijtë por edhe për  të respektuar dinjitetin e njerëzve.”

Kryeministri Rama ka vlerësuar edhe njëherë mbështetjen e Austrisë në çdo moment kyç që ka kaluar Shqipëria duke e konsideruar si një partner të fortë në rrugën drejt integrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat