Kushëriri i ish-deputetit të PD kultivon kanabis në Krujë, arrestohet nga policia

Shqipëria

Kushëriri i ish-deputetit të PD kultivon kanabis në Krujë, arrestohet nga policia

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 11:59
Ndriçim Babasi

Arben Babasi, një nga tre personat e arrestuar në Krujë pasi u zbuluan me kanabis, është kushëriri i një zyrtari të Partisë Demokratike.

Media mëson se ai është kushëri i Ndriçim Babasit, ish-deputet i Partisë Demokratike, njëherësh biznesmen.

Arben Babasi u arrestua së bashku me Ferjan Zallën dhe Mondi Zalla me banim në Fushë-Krujë, pasi në Krastë, policia zbuloi të kultivuara 2,080 bimë Cannabis Sativa

Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë për të cilët vazhdon hetimi, në Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat