Polakët këtë vit para shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia, “pushtojnë” plazhin e Spillesë

Shqipëria

Polakët këtë vit para shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia, “pushtojnë” plazhin e Spillesë

Nga: I.J Më: 3 qershor 2018 Në ora: 15:59
Plazhi i Spillesë

Pushuesit e parë tashmë kanë arritur në plazhin e Spillesë.  Por për dallim nga vitet e kaluara kur prenotimet e para i bënin pushuesit nga Kosova apo Maqedonia, këtë vit të parët u akomoduan polakët.

Plazhi i Spillesë, pëlqehet për shkak të ujërave të pastër, dhe pranisë së madhe të peshkut dhe specieve tjera detare.

Edhe pushuesit janë shprehur të kënaqur me kushtet e plazhit.

”Ky plazh është i mrekullueshëm, por këtë vit qenka bërë edhe më i bukur”, shprehet një pushues vendas.

Autoritetet vendase, njoftojnë se janë marrë edhe masat e sigurisë. Për të evituar rreziqet, ata thonë se janë ndërtuar 8 kulla vrojtimi, dhe janë përgatitur edhe barkat e shpëtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat