Skenari i dëgjesave publike/ Qytetarja që iu hoq fjala në Elbasan: Më thanë pyete për legalizimet, por ...

Shqipëria

Skenari i dëgjesave publike/ Qytetarja që iu hoq fjala në Elbasan: Më thanë pyete për legalizimet, por ...

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 16:35
Edi Rama

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në qarkun e Elbasanit u shoqërua me tensione dhe protesta nga ana e qytetarëve.

Rama u prit me protesta edhe në Cërrik, aty ku Rama zhvilloi edhe një dëgjesë publike me disa banorë.

Në atë që qeveria Rama 2 e quan “procesi i llogaridhënies” me qytetarin, spikati banorja e fshatit Shtërmen, Bukurie Braka, e cila ia tha në sy Kryeministrit se Check-up-i ishte jo funksional.

Rama u acarua duke i hequr fjalën, ndërsa Braka e përsëriti se të dyja herët që kishte shkuar të bënte kontrollin parësor, nuk kishte gjetur as aparat tensioni.

Fjala e Brakës u ndërpre duke ia lenë vendin batutave, por Fax News ka shkuar në banesën e saj në Cërrik.

Ajo ka thënë se pas mbledhjes ku ajo pyeti Kryeministrin për Check-up-in, është telefonuar nga kryetari i PS-së ku është pyetur pse ka pyetur për Check-upin dhe jo për legalizimet.

 “Takimi me Kryeministrin ishte me skenar. Më thanë ta pyesja Kryeministrin për legalizimet. Një ditë para më legalizuan shtëpinë. E pyeta për Check-upin, më morën në telefon pas takimit. Kryetari i PS-së më pyeti pse e bëra atë pyetje… Më lanë në këmbë. Ma prenë fjalën se dola nga skenari.”-shprehet ajo.

Debati i Ramës me Bukurije Brakën në Cërrik:

Qytetarja: Një problem kisha unë me check-upin. Pse nuk përfshihen edhe analiza më të shtrenjta.

Checkup-i bëhet sa për të kaluar rradhën, dy herë që shkova unë s’kishte aparat tensioni…

Rama i heq fjalën…

Rama: Jo, s’është për të kaluar radhën. Është Mamografia falas, paptesti falas…shko dhe bëje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat