“Dy ministra kandidatë për Tiranën, njëra femër”

Shqipëria

“Dy ministra kandidatë për Tiranën, njëra femër”

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 22:39
Edi Rama dhe Erion Velijaj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se në Tiranë diskutohen edhe emrat e dy ministrave si kandidatë, pa dhënë emra.

Kryemadhi: Duam apo s’duam, sot kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme nuk është një nga intelektualët më të mirë të atij qyteti. Sot kandidat për kryetar bashkie, do të jetë një figurë me pesë emra. Mundësisht një njeri me 5 emrat, që është dënuar. Janë nja dy ministra..

Tare: Që po përgatiten…për kryetar bashkie për Tiranën?

Kryemadhi: Do ta them pas emisionit..nuk po bëj diversione. Njëra është zonjë. Mjafton të pyesësh shefat e kabinetit.

Iljazaj: Nuk është çudit që të diskutohen emra për kandidatura për bashkinë e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat