A është nevrik në shtëpi kryeministri? Linda Rama tregon sekretin dhe rrogën e tij

Shqipëria

A është nevrik në shtëpi kryeministri? Linda Rama tregon sekretin dhe rrogën e tij

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 23:56
Linda Rama

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e ftuar në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’, ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Një nga fëmijët e ka pyetur Linda Ramën nëse kryeministri Rama është nevrik në shtëpi.

Kush e ka në të vërtetë rrogën më të madhe, ti apo ai Edi?

Familja bëhet me dashuri, dhe punë, të gjithë duhet të kontribuojnë.

Pyetja ishte kush e ka rrogën më të madhe?

Nuk ka rëndësi kush e ka rrogën më të madhe, por ka rëndësi të kontribuosh në familje.

E di rrogën e Edit?

Sigurisht që e di, por nuk mund të them shifra të sakta se ju jeni fëmijë të vegjël…

Fëmija: Në televizor është shumë nevrik, po në shtëpi?

Linda Rama: Është i vërtetë, edhe kur qesh, edhe kur këndon, edhe kur i bie dajres.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat