Deklarata e Borissov, kush janë “dy- tre vendet” që nuk e duan Shqipërinë në BE?!

Shqipëria

Deklarata e Borissov, kush janë “dy- tre vendet” që nuk e duan Shqipërinë në BE?!

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 07:55
Boyko Borissov dhe Edi Rama

Edhe pse Bullgaria e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, kryeministri bullgar Boyko Borissov, i cili u takua me homologun Edi Rama, tha se janë edhe dy tre vende të tjera në Be që janë kundër hapjes së negociatave me BE-në.

Deklaratën e tij kryeministri bullgar e bëri gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar.

Për Borissov, Shqipëria e ka mbështetjen e Bullgarisë për votimin e fund-qershorit nga BE.

“Kuptohet, thotë Merkel: Ballkani perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet, por është një temë me rëndësi sepse në Ballkan, secili nga fqinjët të jetë keq, të gjithë janë keq. Sa më shumë të jemi të ndërlidhur me njëri-tjetrin, aq më të mëdha janë mundësitë për investime, paqe dhe prosperitet. Është e vërtetë që tregojmë përpjekje të shumta.

Kemi akoma dy tre shtete që janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica e vendeve evropiane mendojnë se edhe pse me kusht, Shqipërisë duhet t’i jepet një datë dhe një rrugë për fillimin e negociatave. Po bëjmë përpjekje të mëdha të bindim këto vende deri në fund të qershorit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat