Detaje të reja për atentatin në Vlorë, gjendet një armë afër vendit të krimit

Shqipëria

Detaje të reja për atentatin në Vlorë, gjendet një armë afër vendit të krimit

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 11:46
Viktima Vasil Dervishaj

Detaje të reja dalin për vrasjen e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj, të cilit iu bë atentat teksa ecte me makinë mbrëmjen e të hënës në Vlorë.

Sipas të dhënave, mendohet të kenë qenë tre persona pjesëmarrës në atentat, ndërkohë që rreth 30 metra larg vendit të krimit është gjetur armë tip automatik, për të cilën pritet ekspertiza, pasi mësohet që në vrasje është përdorur pistoletë.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se policia është drejt zbardhjes së vrasjes. Viktima mësohet se ka qenë kontigjent i njohur nga policia dhe i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat