Berisha nxjerr mesazhin e Presidentit të PPE: Kërkoi dorëheqjen e Xhafës

Shqipëria

Berisha nxjerr mesazhin e Presidentit të PPE: Kërkoi dorëheqjen e Xhafës

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 12:48
Sali Berisha

Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul ka kerkuar largimin e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj. Ky informacion eshte publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha ne rrjetet sociale, i cili ka postuar edhe citimin e Daul i cili sipas Berishes eshte shprehur:

“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Xhafa i Droges bllokuesi i hapjes se negociatave!

Presidenti i Partise Popullore Europiane, Joseph Daul, ka kërkuar largimin e Fatziut nga Ministër i Brendshëm.

Te dashur miq, gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane ne Varshave, Presidenti Jozeph Dual ndër të tjera, është shprehur:

“Ne po e ndjekim nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së Ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, unë nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ndaj ne duhet të shohim nëse do të ketë ndryshime deri në samitin e ardhshëm”.

Pra te dashur miq, Fatziu i Droges po mban peng hapjen e negociateve te Shqiperise me Bashkimin Europian! Kjo fakton edhe njehere se Edvin Kristaq Rama, midis Europes dhe Droges ka zgjedhur Drogen dhe parate e saj te krimit!

Largimi tij nga pushteti eshte rruga e vetme per te ecur drejte Bashkimit Europian! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat