Rama në Vlorë, ripërsërit premtimin për tunel në Llogara dhe aeroportin

Shqipëria

Rama në Vlorë, ripërsërit premtimin për tunel në Llogara dhe aeroportin

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 19:14
Edi Rama

Në hapjen e sezonit turistik në qytetin e Orikumit, Kryeministri Edi Rama rikujtoi nismat e qeverisë për të zhvilluar industrinë e turizmit në mbarë vendin.

Nisur nga pozicioni gjeografik, Orikumi, thotë Kryeministrit ka potenciale të mëdha si për turizmin bregdetar, ashtu edhe për agroturizmin.

“Reduktimi i taksës për turizmin nga 20 për qind në 6 për qind, si dhe heqja e TVSH për dhjetë vjet për hotelet e reja me 4-5 yje janë iniciativa të qarta për mbështetjen që qeveria jep për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori”, thotë kreu i Qeverisë.

Sa i takon infrastrukturës, ambicia e Qeverisë shkon në tokë dhe ajër. Kryeministri përmendi tunelin në Llogara dhe aeroportin e Vlorës.

“Tuneli është një domosdoshmëri strategjke për të përshpejtuar lidhjen me pjesën tjetër, ndërsa aeroporti i Vlorës, do të jetë një portë e re hyrëse dhe dalëse për Shqipërinë, duke thënë lehtësi për të gjithë udhëtarët e zonës së jugut dhe turistët që duan të vijnë këtu. Kam bindjen se do ta realizojmë më shpejt nga sa parashikohet dhe uroj që të dalë siç unë kam bindjen”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat