Minatorët protestë te Kryeministria, policia s'lejon tubimin: Duhej të kërkonit leje 3 ditë më parë

Shqipëria

Minatorët protestë te Kryeministria, policia s'lejon tubimin: Duhej të kërkonit leje 3 ditë më parë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 10:35
Minatorët në protestë pranë Kryeministrisë

Policia e Tiranës nuk lejon zhvillimin e protestës së minatorëve përpara Kryeministrisë. Në përgjigjen kthyer Sindikatës së Punonjëvse të Industrisë së Shqipërisë, Policia e Tiranës argumenton se organizatorët duhet të kishin kërkuar leje tre ditë më parë. 

Njoftimi juaj duhet të ishte dërguar jo më vonë se tri ditë para datës së zhvillimit të tubimit, sipas pikës 1 të nenit 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. 

Nuk është përcaktuar numri i personave ndihmës në mbarëvajtjen e tubimit, sipas gërmës "ç", pika 2, neni 5, të Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001. 

Gjithashtu zhvillimi i tubimit në bulevardin kryesor të kryeqytetit shoqërohet me ndërprerje dhe devijime të mëdha të trafikut rrugor dhe cenon e ndërpret veprimtaritë e agjencive ligjzbatuese, të institucioneve publike dhe jo publike për përmbushjen e detyrimeve ligjorë. Pengimi i qarkullimt të mjeteve të transportit (pa marrë lejen përkatëse në bashki) përbën shkelje të nenit 293 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. 

Minatorët në pension kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste përpara Kryeministrisë, për të kërkuar miratimin sa më parë të statusit për minatorët. Ata i bëjnë thirrje të gjithë minatorëve të bashkohen në këtë kauzë. Nga statusi i minatorit pritet të përfitojnë rreth 6 mijë minatorë të cilët tashmë kanë dalë në pension dhe marrin 16-17 mije lekë, ndërkohë që vuajnë nga një sërë sëmundjesh profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat