Protesta poshtë zyrës së Ramës, policia ndalon dy minatorë

Shqipëria

Protesta poshtë zyrës së Ramës, policia ndalon dy minatorë

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 12:44
Pamje nga protesta

Policia e Tiranës ka vendosur që të ndalojë dy minatorë në lidhje me protestën që u bë poshtë zyrës së Edi Ramës.

Tafë Koleci dhe Nikollë Gjoka janë ndaluar nga policia, pasi sipas uniformave blu, protesta ishte organizuar pa leje.

Minatorët protestues kishin kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk kishte dhënë me arsyetimin se leja nuk ishte bërë sipas afateve të përcaktuara në ligj.

Policia thotë se Taf Koleci dhe Nikollë Gjoka janë ndaluar për verifikime. Minatorët sot kanë protestuar duke kërkuar të drejtat e tyre dhe pensionin që u takon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat