Reagime për dënimin e vrasësit të komisarit Artan Cuku: 10 vjet burg, absurde!

Shqipëria

Reagime për dënimin e vrasësit të komisarit Artan Cuku: 10 vjet burg, absurde!

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 08:12
Ilustrim

Një ditë pas vendimit për dënimin me 10 vite burg të Mikel Shallarit, i cili ka pranuar se ka qenë ekzekutori me pagesë për komisarin Artan Cuku kanë ardhur edhe reagimet e Sindikatës së Policëve. Në një intervistë për Ora News, Sindikata e Policisë por edhe ajo e Policëve në Lirim thonë se në këtë mënyrë po nxiten vrasjet me pagesë.

Dënimi me 10 vite burg i vrasësit të komisarit Artan Cuku ka sjellë edhe reagimet e Sindikatës së Policisë dhe Shoqatës së Policëve në Lirim. 

Ata e cilësojnë si absurd këtë vendim të drejtësisë shqiptare dhe e shohin si një rrezik për jetën e policëve që përballen me krimin. 

Sadetin Fishta, kryetari i Sindikatës së Policisë shprehet se ky vendim nxit vrasjet me pagesë dhe kërkon një dënim më të ashpër.

Sadetin Fishta: Ky vendim për mendimin tonë nxit më tepër aktet e vrasësve me pagesë. Mund të jetë një dënim që mund ti hiqet për shkak të rrethanave të bashkëpunimit me drejtësinë por jo ti jepet një dënim prej 10 vitesh.

Edhe për Sekretarin e Shoqatës së Policëve në Lirim, një vendim i tillë është i papranueshëm. 

Ai komentoi edhe marrëveshjen e prokurorisë me të penduarin Shallari, i cili pranoi krimin dhe rrëfeu porositësit.

Arjan Hoxha: Një vendim, i cili krimit të drejtuar ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të policisë së shtetit i jep dorë, i jep krah. Vërtet prokuroria ka tagrin të bëjë marrëveshje me persona të cilët janë të penduar për kryerjen e një veprimi kriminal por në raste kur vepra kriminale ka një ndjeshmëri në opinionin publik, cënon një marrëdhënie juridike terësisht të rëndëishme siç është mbrojtja e figurës se punonjësit dhe ish-punonjësit të policisë së shtetit.Mikel Shapllari ka pranuar se ka ekzekutuar komisarin Artan Cuku kundrejt një pagese prje 3 mijë eurosh në 7 prill të vitit të kaluar. 

Në akt-marrëveshjen mes tij dhe prokurorisë, Shallari thotë se porositësi i vrasjes ishte Bledar Jambelli, i arrestuar nga Cuku në vitin 2012 në Vlorë, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Amarildo Delaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat