Basha: Nuk ka seancë pa Ramën e Xhafajn. Të dalin nga vrima ku janë futur!s

Shqipëria

Basha: Nuk ka seancë pa Ramën e Xhafajn. Të dalin nga vrima ku janë futur!s

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 11:07
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit të enjten se nuk mund të vazhdojë seanca plenare kur mungojnë Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, pasi, sipas tij, “llogaridhënia e tyre për të ardhmen europiane është detyrim moral e politik”.

“Seanca nuk duhet të vazhdojë pa Ramën e Xhafajn. Llogaridhënia e tyre për të ardhmen europiane është detyrim moral e politik. Nëse nuk duan të vijnë më në këtë sallë, të largohen sot dhe të çlirojnë Shqipërinë nga aleanca me krimin që është pengesa numër 1 për integrimin europian të vendit”, u shpreh Basha.

Më pas, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke detyruar kreun e tij Gramoz Ruçi që të ndërpresë seancën.

Pas ndërprerjes, Basha mori sërish fjalën, me të njëjtën kërkesë.

“Pse Rama e Xhafaj nuk vijnë sot në Parlament që të përballen me opozitën? Çfarë kanë më të rëndësishme që nuk vijnë? Të dalin nga vrima ku janë strukur e të vijnë e të përballen me të vërtetat. E vetmja punë që bëjnë është mbrojtja e krimit dhe aferave kriminale ku janë zhytur”, theksoi Basha.

Gramoz Ruçi i dha përgjigje Bashës duke thënë: “Rama dhe Xhafaj po bisedojnë me aktorë dhe faktorë ndërkombëtarë. Në kohën e duhur do të jenë prezent në sallën e Parlamentit, për të diskutuar ligjet. Ju lutem që të lironi foltoren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat