Vendi ku ndodhi ngjarja tronditëse: Djali vret prindërit me kallashnikov

Shqipëria

Vendi ku ndodhi ngjarja tronditëse: Djali vret prindërit me kallashnikov

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:37
Foto nga veni i ngjarjes

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në një familje në qytetin e Dibrës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, djali ka vrarë me kallashnikov mamanë dhe të atin. Autori i vrasjes është Qemal Sela 26 vjeç, ndërsa viktimat janë Flamur dhe Zeqimete Sela, respektivisht 55 vjeç dhe 50 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, djali që vrau prindërit jetonte prej 7 vitesh në Angli dhe u kthye ditën e djeshme (7 Qershor).

Krimi i rëndë ka ndodhur në shtëpinë e familjes në lagjen “Llixha”. Motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta. Djali vrasës është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për zbardhur shkaqet.

Njoftimi paraprak i Policisë së Dibrës: 

Në lagjen “Llixha”, Qyteti Peshkopi, ka ndodhur nje vrasje në familje.

Shtetasi Qemal Sela, rreth 26 vjeç, ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.

Policia në kohë rekord ka arritur të kapë autorin e vrasjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat