Parlamenti në kaos, Basha: S’ka negociata pa ikjen e Xhafajt

Shqipëria

Parlamenti në kaos, Basha: S’ka negociata pa ikjen e Xhafajt

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 20:57
Kuvendi i Shqipërisë

Lideri i opozitës Lulzim Basha sapo eshte kthyer nga Gjermania dhe takimet e tij ne Bundestag nuk kane ngelur jashte vëmendjes se mazhorances. Kreu i grupi parlamentar socialist Balla i ka kërkuar opozitës bashkëpunim per integrim duke theksuar se Gjermania eshte pro hapjes se negociatave, por sipas Bashes nuk do te kete vendim pozitiv ne 28 qershor pa largimin e Fatmir Xhafaj

Me pas opozita ndoqi te njëjtin skenar per bllokimin e parlamentit duke kërkuar llogari nga kryeministri Rama dhe ministri i brendshem Xhafaj, kerkese kjo qe u hodh poshtë, pasi nuk ishte pjese punimeve te kuvendit per kete seance.

Rrjetet sociale i erdhën ne ndihme opozites ne momentet e ndërprerjes se seancës me gjithë problemet teknike.

Mazhoranca votoi pa asnjë problem ligjet dhe u largua duke lene opozitën ne sallën gjysme te boshatisur.

Por konflikti u transferua jashtë ambienteve te parlamentit kur kryetarja e LSI Kryemadhi i ndërpreu fjalen kreut te grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Kete here bllokimi i seances nuk demtoi vetem diskutimet per ceshtjet e parashikuara ne rendin e dites se punimeve te parlamentit, por edhe kauzen e opozitës. Vete Lulzim Basha u detyrua te dale ne konference per shtyp ne seline e PD per te përfunduar fjalimin e tij dhe per te denoncuar manipulimin qe qeveria dhe prokuroria po i bejne përgjimit ku pretendohet se eshte protagonist vëllai i ministrit te brendshëm.

 “Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit.

Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama: Audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku;

Basha ka listuar veprimet e prokurorisë qe faktojne manipulimin e ceshtjes; duke filluar nga fakti se

ceshtja per trafik droge ndaj Agron Xhafes nisi vetem pasi ai u largua nga Shqipëria e deri tek fakti se materialet e ceshtjes u cuan per ekspertize ne laboratorin ku e urdhëroi kryeministri e jo tek FBI, siç kane qene precedentët ne raste te tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat