Paralajmërim i fortë i Bashës: Pas audiopërgjimit, do ‘shpërthejë’ diçka që do trondisë qeverinë

Shqipëria

Paralajmërim i fortë i Bashës: Pas audiopërgjimit, do ‘shpërthejë’ diçka që do trondisë qeverinë

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 21:56
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar një denoncim të fortë që opozita shqiptare do të publikojë pas versionit zyrtar të audio-përgjimit, ku përfshihet drejtpërdrejt për trafik droge Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Basha tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se pritet të shpërthejë diçka e madhe, e cila do trazojë nga themelet qeverinë socialiste.

“Ata do të thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pasi ata të bëjnë këtë lojën, do të kemi një surprizë të madhe. Kjo surprizë do të vjerë andej nga nuk e pret. Pasi t’a shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi Edi Rama ka përcaktuar linjën politike duke thënë se nuk është i vërtetë”,- tha Basha.

Basha: Rama nuk ka pse e shan Babalen dhe as e tall se babale thjesht nuk pati fat. Po ta kishte takuar Rama 4 vjet me pare, do ta kishte bere deputete. Frroku, Prenga, Roshi, Ndoka nuk kane gjë me shume se Babalja.

Afera është më e thellë. do të thotë që në 17 të dënuarit në rastin Xhafaj, çuditërisht rasti I Agron Xhafajt është rast I vetëm ku nuk ka patur as urdhër ndërkombëtar arresti. Është I vetmi  nga të gjithë që nuk ka pasur urdhër ndërkombëtar arresti dhe kjo sipas analizës tonë dhe dokumenteve që posedojmë vjen për shkak të një ndërhyrje nga pala shqiptare në vitet kur Fatmir Xhafaj ka qënë ministër I Drejtësisë, me gjasë duke pretenduar me marrëveshjen që Fatmir Xhafaj që atëhere ka nënshkruar me palën italiane, që I vëllai me të vërtetë është në Shqipëri por po vuan dënimin në Shqipëri. Ky është një thellim I skandalin që ne me prova dhe fakte, sapo të kemi pasqyrën e plotë të tyre, do ia vëmë në dispozicion edhe medias edhe publikut.

Fevziu:Pra ju pretendoni se kur Xhafaj ishte ministër drejtësie I ka keqinformuar italianët për fatin e vëllait të tij?

Basha: Edhe më keq se kaq. Është përfshirë drejtpërdrejtë, bashkë me persona të tjerë që sot I bëjnë avokaturën e Agron Xhafaj, për të krijuar rrethana ligjore e fallso me qëllim që Agron Xhafaj ti shpëtonte vuajtjes së dënimit. dhe kjo ka ndodhur dhe është fakt.

Fevziu: Ambasadori Italian ka thënë që dënimi I tij nuk ka qenë aq I madh sa të vlente për kërkim.

Basha: Unë nuk merrem deklarata e ambasadorëve por mund të them që të gjithë anëtarët e bandës kanë patur një tjetër fat me letrat për të ekzekutuar vendimet me të njëjtat vepra si Agron Xhafaj.

Fevziu: Po sikur ata të dalin e të thonë që ky është një skenar që ka përdorur opozita për të sajuar në audiopërgjim? Mund të thonë që ju keni çuar një aktor, e keni montuar…

Basha: Këtë do thonë. Dhe pas kësaj i pret një surprizë e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat