A ia dha Tahiri PD-së audiopërgjimin për Xhafën? Basha thotë të vërtetën e madhe

Shqipëria

A ia dha Tahiri PD-së audiopërgjimin për Xhafën? Basha thotë të vërtetën e madhe

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:34
Kreu i PD ,Lulzim Basha

Kreu i PD ka sqaruar përfundimisht edhe zërat që po qarkullojnë këtë kohë në opinionin publik, se audiopërgjimi i dalë kundër vëllait të ministrit të Brendshëm janë dhënë nga Tahiri.

Dihet se brenda PS, Tahiri dhe Fatmir Xhafaj nuk kanë pasur dhe nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.

A keni bashkëpunuar me Tahirin për të nxjerrë materiale kompromentuese?

Qesharake. Tahiri është aty pikërisht për shkak të PD.

Ka zëra që ka një marrëveshje?

Rama ka një marrëveshje me Tahirin, “ mos fol, të të mbroj”.

A kanë pasur njerëz të PD takime me Tahirin?

Këto janë sajesa. Nuk e përjashtoj që brenda kësaj qeverie ka luftë brenda llojit, por ne nuk jemi pjesë e kësaj beteje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat