Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, deklaroi se i vëllai i kryeministrit të vendit, Olsi Rama ka udhëtuar me trafikantët e Xibrakës.
“Informacioni që ne kemi bërë publik është që afera e kokainës së Maminasit është një aferë e cila vërteton në radhë të parë, krimin e organizuar shqiptar me bështetjen e qeverisë shqiptare, i cili ësht ngritur një shkallë më lart, që është shkalla e trafikut më të madh në botë. Ta marrë dhe ta porosisë direkt nga Kolombia drogën. Kjo nuk ndodh kurrë që një ngarkesë kaq e madhe të mbërrijë pa patur më parë ngarkesa më të vogla që kalojnë të gjitha hallkat. Kjo tregon se rruga për të kaluar kokainën ishte e testuar dhe e garantuar. E dyta, kjo nuk ndodh kurrë pa garancinë e nivelit më të lartë. Dhe nivelit i lartë nuk është ministri i Brendhshëm, pasi ai nuk ka kaq fuqi, por implikimi shkon deri tek kryeministri i vendit. Andaj, droga e Maminasit është njësoj e lidhur drejtpërdrejt si me rastin e drogës së Xibrakës, e lidhur me familjen Rama. Për të parë për Xibrakën, duhet të pyesësh Saimir Tahirin sepse është karta më e fortë që është arritur pakti mafioz Rama-Tahiri. Çështja e Xibrakës kompromenton drejtpërdrejt Olsi Ramën. I cili është dokumentuar përmes sistemeve të policisë kriminale dhe kufitare në rrethana bashkëpunimi dhe bashkëudhëtimi me të dënuarit kryesor dhe të arratisurit kryesor të çështjes Xibraka”, deklaroi Basha.