Krimi në Tiranë, 19 -vjeçarja kishte kërkuar 4 herë ndihmë në polici!

Shqipëria

Krimi në Tiranë, 19 -vjeçarja kishte kërkuar 4 herë ndihmë në polici!

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:58
Xhafer Mata

Një ditë pasi vendi u trondit nga lajmi i rëndë ku djali vrau dy prindërit në lagjen “Llixha” të Peshkopisë, një tjetër krim makabër shokoi mbarë opinionin publik.

Një dashuri e humbur nuk është suportuar dot nga Xhafer Mata, i cili mëngjesin e së premtes vrau ish- të dashurën e tij vetëm 19 vjeçe në zonën e Don Boskos,  në rrugën “Eshref Frasheri” dhe më pas qëlloi mbi veten. Edhe pse u transportua menjëherë në spital ai ndërroi jetë. Xhuljeta Çuni nuk do të mund të të veshë dot fustanin e saj të nusërisë, pasi ëndrrat e saj u prenë në mes nga ish i dashuri.

Por çfarë shkruante Xhafer Mata në rrjetin e tij social Facebook.

“Luftova, humba shpirtin pas saj. Shita shpirtin pas asaj dashurie, kalova çdo nate duke ndërtuar ëndrra, edhe iluzione. Kalova netë pa gjumë, duke e menduar! Duke menduar që në altar të ishte ajo me fustan të bardhë edhe unë të jem dhëndri. Ëndërrova me atë. Por edhe pse e desha më shume së veten, kjo gjë nuk mjaftoi”.

Kjo është një nga shumë statuset e dashurisë që 31-vjeçari ka të postuar në rrjetin social. Mesa duket marrëdhënia e tij kishte marrë fund prej disa kohësh dhe çifti nuk ishte më bashkë.

Por Xhafer Mata nuk ishte një emër i panjohur për policinë e Tiranës. Ish e dashura e tij ka bërë katër herë denoncim në polici pasi e ngacmonte dhe është shoqëruar në komisariat. Por me premtimin se nuk do e ngacmonte më është lënë i lirë. Mësa duket këto kanë qenë vetëm fjalë, pasi ai qëlloi dy herë mbi vajzën dhe një herë mbi veten.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat