Austria: Mbështetje për negociatat

Shqipëria

Austria: Mbështetje për negociatat

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 18:26
Reinhold Lopatka

Austria ka konfirmuar serish se mbështet hapjen e negociatave per anëtarësim. Ky qëndrim eshte përcjelle ne Tiranë nga Kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane Reinhold Lopatka dhe zv/Kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Parlamentin austriak Michael Hammer; te cilët pas një takimi me liderin e opozitës theksuan se Shqipëria meriton nje vendim pozitiv ne 28 qershor.

Reinhold Lopatka: Padyshim, që në jemi pro hapjes së negociatave në Këshillin Europian në fund të qershorit. Ky është një qëndrim qe mbështetet nga të gjitha partitë e Parlamentit Austriak dhe të gjithë ne e mbështesim këtë qëndrim pro Shqipërisë edhe të kancelarit Kurz.

Lulzim Basha: Kërkojmë hapjen e negociatave si një instrument presioni dhe kontrolli ndaj qeverisë me qëllim që Shqipëria të përparojë në luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës, në luftën kundër korrupsionit, në zhbërjen e kapjes së shtetit nga krimi dhe në një drejtësi të pavarur e cila nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Ne lidhje me çështjen e ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj, te cilën PD e ka vendosur prej javësh ne qender te aksionit politik, parlamentaret austriake theksuan se ajo duhet hetuar ne mënyre te besueshme.

Reinhold Lopatka: Rasti i ministrit Xhafaj duhet të hetohet në mënyrë të besueshme në mënyrë që të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Qytetarët austriakë janë të shqetësuar përsa i përket krimit të organizuar shqiptar në Europë.

Ne media ka qarkulluar nje deklarate e kancelarit austriak Sebastian Kurtz per te ngritur nje qendër per refugjatët në vendin tone; por  opozita ka disa vërejtje per kete ceshtje.

Lulzim Basha: Opozita, Partia Demokratike, ka demonstruar katërçipërisht vullnetin politik për t’u përballur me të vërtetat, jo për t’i fshehur ato dhe as për të pretenduar se nuk ekzistojnë, ndërsa një qeveri, e cila, deri më dje, mohonte krimin, drogën, kultivimin dhe trafikun e saj, në vlerësimin tonë, nuk ka as besueshmërinë, as vullnetin politik dhe as potencialin për të mobilizuar kapacitetet shtetërore. Ndaj një dimension i tillë kapërcen kufijtë e vendit tonë, natyrisht nuk mund të jetë kurrsesi një vendim i vetëm një personi, aq më pak, nëqoftëse kjo serviret një karamele për të ëmbëlsuar gojën e hidhur të Europës, nga skandalet Tahiri, Xhafaj dhe lufta e pamjaftueshme kundër drogës dhe krimit.

Por nga ana tjetër, Ministria e Jashtme ben me dije se Shqipëria nuk ka asnje kërkese per ngritjen e nje kampi per refugjatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat