“Vrasja në Tiranë, shteti dështoi të mbronte një vajzë të re”

Shqipëria

“Vrasja në Tiranë, shteti dështoi të mbronte një vajzë të re”

Më: 8 qershor 2018 Në ora: 22:48
Albana Vokshi reagoi në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur sot në mëngjes në Tiranë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi reagoi në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur sot në mëngjes në Tiranë, aty ku 31 vjeçari Xhafër Mata vrau ish- të dashurën e tij 19 vjeçare Xhuljeta Çuni.

Sipas Vokshit vrasja në Tiranë ndodhi për shkak të neglizhencës së institucioneve.

Vokshi shkruan se policia e Shtetit është në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo të fëmijëve tanë !

Reagimi

Sot, Shteti dështoi të mbronte një tjetër vajzë të re!!!

Një tjetër vrasje e dyfishtë ndodhi në Tiranë për neglizhencë të institucioneve.

Një 19 vjeçareje ju morr jeta, vetëm pse refuzoi... 19 vjet sakrifica të prindërve për ta rritur e edukuar...e dikush tjetër mendon, që ka të drejtë të t'i marrë...!

Po institucionet shtetërore ku ishin??? Pse nuk e parandaluan??? Ku është Mekanizmi i Referimit??? Pse nuk funksionon???

Mediat njoftojnë se gjimnazistja e vrarë sot, disa herë kërkoi ndihmë në polici, se përndiqej nga autori i kësaj ngjarje.

Por thirrjet e saj për të jetuar nuk u dëgjuan dhe autoritetet përgjegjëse në Policinë e Shtetit për luftimin e dhunës dhe krimeve në marrëdhëniet familjare, dështuan në parandalimin e vrasjes së dyfishtë.

Në komunikatën e Policisë për ngjarjen nuk thuhet në asnjë rresht, se 19-vjeçarja u kishte kërkuar ndihmë dhe ata nuk e mbrojtën.

Policia e shtetit në vend që të mbrojë qytetarët është vënë në mbrojtje të Ministrave apo ish ministrave të Brendshëm...në mbrojtje të bandave e të “peshqve” të mëdhenj.

Policia e Shtetit është në përndjekje të liderit të opozitës z. Basha, në përndjekje të dëshmitarëve x, apo gazetarëve të guximshëm, e jo të fëmijëve tanë !

Bëj thirrje për hetim të thelluar të ngjarjes dhe përgjegjësi të plotë për çdo nëpunës shtetëror, të çdo institucioni, hallkë e Mekanizmit të Referimit, që neglizhoi thirrjet për ndihmë të vajzës 19 vjeçare, që u vra brutalisht në zonën e “Don Boskos”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat