Vrau nënën e 6 fëmijëve, zbardhet dëshmia e burrit: Ja si nisi sherri, më hipi gjaku në kokë se…

Shqipëria

Vrau nënën e 6 fëmijëve, zbardhet dëshmia e burrit: Ja si nisi sherri, më hipi gjaku në kokë se…

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta më parë në Durrës, ku Çlirim Shaholli ka lënë të vrarë bashkëshorten e tij, Adriana.

Gjatë marrjes në pyetje, babai i gjashtë fëmijëve ka deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, por gjatë një zënke e ka shtyrë atë dhe është përplasur me kokë në dysheme.

“Më mërziti duke më kujtuar faktin se nuk jam në punë. Më hipi gjaku në kokë dhe e shtyva. Ra keq me kokë në dysheme, por nuk doja ta vrisja”, është shprehur para oficerëve të Policisë autori, duke e pranuar krimin.

Ndërkohë, mësohet se në momentin e sherrit të çiftit bashkëshortor që përfundoi me vdekjen e 40- vjeçares, gjashtë fëmijët nuk kanë qenë brenda në banesë, por ndodheshin në oborr.

Mesohet se konflikti mes bashkeshorteve Shaholli ka nisur ne menyre banale dhe me pas perfundoi me nenen e gjashte femijeve te vdekur.

Sipas deshmise se dhene ne polici, burri ka treguar se i kishte kerkuar te hapte dritaret pasi kishte vape, ndersa bashkeshortja ka refuzuar me preteksin se futeshin mushkonjat ne shtepi.

Aty debati eshte acaruar dhe pas fjaleve radha i ka ardhur forces. Sipas bashkeshortit, cifti eshte shtyre me njeri-tjetrin derise shtyrja fatale ka ardhur nga Çlirimi, duke e perplasur ne nje cep mobilje bashkeshorten dhe me pas ne dyshemen prej betoni.

“Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasja A. Sh., 40 vjeçe, banuese në Lagjen Nr. 15, Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta. Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën të ditur Policia.

Çifti me origjinë nga Korça ishin prindër të 6 fëmijëve, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Mësohet se ata kanë pasur konflikte të herëpashershme dhe se gjendja e tyre ekonomike ishte tejet e varfër.

40-vjeçarja ishte e vetmja që punonte në shtëpi, ndërsa autori i krimit ishte i papunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat