INSTAT: Është ulur papunësia. Rama: Nuk jam i vetëkënaqur

Shqipëria

INSTAT: Është ulur papunësia. Rama: Nuk jam i vetëkënaqur

Më: 12 qershor 2018 Në ora: 10:33
Ilustrim

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin e INSTAT për papunësinë.

Rama shkruan se sfidë është për ta ulur akoma më shumë numrin e personave të papunë, ndërsa objekti ambicioz për të rritur pagat.

“INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësisë dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse - duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësinë, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu - qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja”, shkruan Rama.

Sipas INSTAT  ky është një rekord historik pas papunësia ka arritur në 12.5%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat