Provimi i matematikës, maturantët kaluan testin më të vështirë - Bota Sot
Provimi i matematikës, maturantët kaluan testin më të vështirë

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Provimi i matematikës, maturantët kaluan testin më të vështirë

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 15:32
Provimi i matematikës

Rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon paraqitjen e nxënësve në ambientet ku mbahet provimi, 1 orë e gjysmë përpara, por për testimin e matematikës, nxënësit ishin në shkollë shumë më herët.

Kjo, pasi shumë prej tyre, jashtë kamerës thonë se matematika është shkencë ekzakte ku jo të gjithë ndihen të sigurt. Megjithëse, ata më sistematikët mendojnë ndryshe.

“Nuk ishte i vështirë, nëse ke mësuar sistematikisht nuk ishte i vështirë”, shprehen maturantwt.

Për ata me prirje nga lëndët shoqërore, matematika është e vështirë dhe provimi që i ul më shumë pikë në rezultatet e maturës.

“Ishte pak i vështirë, lashë 3 pyetje pa bërë”, tregon njw maturant.

Si në provimet e tjera të detyruara, edhe në provimin e matematikës u testuan rreth 37 mijë maturantë dhe ish maturantë.

Ky është testi i dytë, që u realizua në klasa, jo më në korridore, një vendim i kthyer mbrapsht nga vetë institucioni që e urdhëroi këtë, nga ministria e Arsimit. Për rrjedhojë edhe testimet me zgjedhje, më datë 20 qershor do të bëhen në klasa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test