“Gjermania, pa vendim për negociatat” - Bota Sot
“Gjermania, pa vendim për negociatat”

Shqipëria

E mërkurë, 24 tetor 2018

“Gjermania, pa vendim për negociatat”

Më: 13 qershor 2018 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Gjermania ende nuk ka vendosur lidhur me qëndrimin qe do ta mbaje per Shqipërinë persa i përket hapjes se negociatave. Kete gje e ka konfirmuar, Chrisitan Lange Sekretari Parlamentar te Shtetit ne Ministrinë Federale te Drejtësisë dhe Mbrojtjes se Konsumatorëve, i cili i ndodhur ne Tirane ka vlerësuar se reforma ne drejtësi do te jete nje ndikues pozitiv ne ketë proces.

“Sot ende nuk mund tju jap nje përgjigje lidhur me vendimin qe do marr qeveria federale ne kete drejtim, por ajo qe mund t’ju them unë qe është progresi ne sistemin e drejtësisë, përshpejtimi i reformave ne procesin e drejtësisë është nje nga hapat e rendesishem qe do te kenë ndikim ne këtë vendimmarrje.”

I pyetur nëse çështja Tahiri është nje kusht per hapjen e negociatave Lange ishte i prere.

Nuk eshte e zakonshme qe rastet e veçanta te kthehen ne kusht per projekte europiane.

Ndërkaq per deklaratat e zëvendës kryetarit të grupit parlamentet të CDU/CSU David Wadephul, ai ka shprehur habinë pasi i ka dëgjuar ato, duke argumentuar dhe pse-ne.

“E kam dëgjuar deklaratën dhe mund t’ju them qe Gjermania nuk e ka tradite qe te mbaj qëndrim lidhur me çështje te politikes se brendshme prandaj edhe kjo gje me ka surprizuar.”

Qëndrimi i Gjermanisë ndaj negociatave konsiderohet vendimtar për nisjen e  bisedimeve të anëtarësimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test