“Mbylli hetimet për të arrestuarin”/ Provat e reja që mund të ‘fundosin’ Trenovën. Prokurori: Të merren parasysh…

Shqipëria

“Mbylli hetimet për të arrestuarin”/ Provat e reja që mund të ‘fundosin’ Trenovën. Prokurori: Të merren parasysh…

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:14
Gentian Trenova në KPK

Ka nisur seanca në KPK për Gentian Trenovën, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Trenova ka qenë vet preent në këtë seancë i përfaqësuar dhe nga avokati i tij  Samir Lame.

Në lidhje me pasurinë, KPK ka konstatuar se ka mungesë të burime financiare të ligjshme, ka fshehur pasurinë dhe ka kryer deklarim të rremë.

Brunilda Bekteshi relatorja e çështjes: Kemi administruar deklaratat e DSIK, ILDKPI dhe të dhënat e Prokurorisë se Përgjithshme për vlerësimin e profesionit

Sipas KPK prokurori Tranova ka në pronësi; apartament në rrugën Ferit Xhajko, 2 kursime montera nga rroga e bashkëshortes, 3 depozite bankare, si dhe hua të dhëna nga motra dhe nëna, dhurime nga prindërit e bashkëshortes 5 mijë euro, dispozon dy automjete një Volksëagen dhe një Benz dhe dhurata nga të afërmit.

DSIK ka konstatuar se Gentian Trenova është i përshtatshëm për të vazhduar detyrën

Ndërkohe KPK ka hetuar vete pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe ka inspektuar dosjet që Trenova ka patur në ngarkim për një dosje që Trenova nuk ka mbyllur hetimet për shtetasin me inicialet V.L., i arrestuar për trafik droge

Për këtë person Trenova ka urdhëruar mos fillim të hetimeve. Në fillim çështjen e kishin ndjekur dy prokurorë të tjerë të cilët  kishin evidentuar të gjitha hapat hetimore me shkrim.

Ndërkohë që Trenova sipas KPK nuk i ka zbaruar kur ka marrë dosjen në dorë. Por sipas KPK nuk janë verifikuar ende të dhënat e telefonit personal të prokurorit.

Më tej KPK deklaron se ka evidentuar se Trenova nuk ka mbledhur provat e kërkuara për të vërtetuar korrupsionin e kryer nga prokurori që ka patur nën hetim.

Por prokurori Trenova në seancë ka deklaruar: Te merren parasysh aktet dhe shpjegimet që kam bërë pas marrjes së relacionit paraprak. Nuk e di a i ka pare aktet që unë kam dorëzuar në KPK. Përveç konstatimit të relatoheshin edhe shpjegimet e mia. Relatorja nuk i specifikoi aktet qe kam dorëzuar në KPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat