Meta zbulon detaje nga takimi me Ramën - Bota Sot
Meta zbulon detaje nga takimi me Ramën

Shqipëria

E shtunë, 20 tetor 2018

Meta zbulon detaje nga takimi me Ramën

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:23
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas vizitës tek stenda e Kryqit të Kuq dha një deklaratë për mediat në lidhje me aktualitetin politik.

Meta zbuloi edhe detaje nga takimi i mbajtur dje në Presidencë mes tij dhe kryeministrit Rama.

Ai u shpreh se presidenca pret materiale më të plota dhe më serioze në lidhje me procesin e negociatave me Greqinë.

“Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal, janë diskutuar disa çështje, kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave, ku shpresojmë në një vendim pozitiv.

Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtejshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo çështje.

Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale për t’i dalë për zot Kushtetutës së vendit”, tha Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test